Flash News

KRYESORE

Konflikt në familje në Kamëz, 17-vjeçarja plagos me thikë kunatin

Konflikt në familje në Kamëz, 17-vjeçarja plagos me

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një konflik në një familje në Kamëz, gjatë të cilit ka mbetur i plagosur një i ri. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “Neës24” se një 17-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, vëllain e burrit pas një sherri në shtëpi.

Gazetarja ka raportuar se kunati ka shkuar nën efektin e alkoolit dhe është konfliktuar me çiftin, të cilët kanë një një fëmijë.

17-vjeçarja ka treguar në komisariat se kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë dhe në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren, pasi është nënë e një foshnje.

Të fundit