Flash News

KRYESORE

Kongresi i PS/ Nga tërmeti e arsimi te mocioni i 8 ‘senatorëve’, çfarë ndodh në tri ditë mes socialistëve

Kanë nisur para pak minutash punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, punime që do të zgjasin 3 ditë me radhë dhe ku priten vendime të rëndësishme në radhët e socialistëve.

Mësohet se e sotmja përveç hapjes do të jetë një ditë ku në Kongres socialistët ia kanë dedikuar grave. Në fokus të të gjitha diskutimeve të mbrëmjes së sotme do të jetë barazia gjinore në drejtim.

Dita e nesërme pritet të të jetë më e rëndësishmja. Krahas zgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, në këtë Kongres do të votohet dhe për ndryshimet në statut. Do të ketë disa raportime, për çështjet e brendshme organizative të partisë, por kryesorja të qeverisjes së mazhorancës.

Rindërtimi pas tërmetit, drejtësia, energjetika, infrastruktura, legalizimet, turizmi dh integrimi, do të jetë tema mbi të cilat do të jepet llogari në Kongres.

Kongresin do ta përshëndesë Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Stanishev.

Çështja që pritet të marrë më shumë vëmendjen e të gjithëve është një letër e dërguar kongresit prej 8 prej socialistëve, letër e titulluar: Mocion për reformimin e Partisë.

Në të, kërkohet liri fjale, integritet, votim i ndershëm dhe drejtim kolegjial i Partisë Socialiste, si dhe qeverisje të majtë demokratike.

Mocioni ka dhjetë pika që propozojnë ndryshime brenda PS. Në mocion janë të përfshirë Arta Dade, Eva Teqja, Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani dhe Përparim Bodinaku.

Ata propozojnë heqjen e mundësisë për kryetarin e partisë për te qenë edhe kryeministër edhe ministër ose çdo funksion tjetër të këtij niveli, gjithashtu dhe kufizimi i mandatit deri në 2, apo anëtarët e kësaj partie kërkojnë dhe pastrimin e klasës drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni etj.

Sipas mocionit, kreu i PS nuk mund të jetë as president, as kryeministër dhe as kryetar bashkie. Ende nuk dihet se sa do të merret në konsideratë kjo letër.

Kujtojmë se i pyetur nga gazetarët gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit për tërmetin e 26 nëntorit, Rama ironizoi duke thënë se nuk ka socialistë të vjetër dhe se do ta flasë vetëm për ata që s’kanë shtëpi prej ngjarjes së vitit të shkuar.

Të fundit