Flash News

Kosova

Aksident tragjik në Kosovë, raportohet për 4 të vdekur

Aksident tragjik në Kosovë, raportohet për 4 të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën Ferizaj – Shtime në Kosovë, e për pasojë katër persona kanë ndërruar jetë.

Mediat vendase shkruajnë se zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë tre automjete.

 “Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën”, ka deklaruar Veseli.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë.

 

Të fundit