Flash News

Kosova

Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje
Policia e Kosovës ka kryer sërish një aksion në veri të Mitrovicës, ku ka  sekuestruar armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe pajisje tjera të dyshimta.

Aksioni u realizua sot në rrugën “Kollashini” në veri të Mitrovicës, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njoftojnë autoritetet vendase. 


Policia sqaroi për mediat se të konfiskuar janë: Një armë e gjatë(pushkë ajrore), pesë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave me pajisje përcjellëse, 42 minera për prodhim të kriptovalutave me pajisje përcjellëse, një shtëpizë e kompjuterit, një karikator i revoles, 14 fishek të revoles kalibri 9 mm, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi, një divijar, një vulë metalike dhe një letërnjoftim.

“Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës. Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet”, thuhet në njoftim.Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

 

Të fundit