Flash News

Kosova

Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit në Tiranë

Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit në

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që sivjet mbahet në Tiranë.

Për këtë takim në Tiranë, kryeministri Edi Rama kishte nisur një tur ballkanik në kuadër të përgatitjeve. Por, Kurti nuk e priti homologun e tij për shkak se Rama kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive pas tensioneve në veri të vendit.

Takimin me Ramën për Procesin e Berlinit, Kurti e kishte kushtëzuar me mbledhjen e qeverive.

Të fundit