Flash News

Kosova

Albin Kurti flet për marrëdhëniet me Ramën: Nuk pajtohemi çdo herë me gjithçka

Albin Kurti flet për marrëdhëniet me Ramën: Nuk pajtohemi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për marrëdhëniet me Edi Ramën.

 I ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Kurti u shpreh se nuk pajtohen për çdo gjë me kryeministrin Rama, duke përmendur “Ballkanin e Hapur” si një pikë mosdakordësie të njohur publikisht tashmë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Është përshtypja ime apo ju edhe Rama nuk duroheni dot reciprokisht?

Albin Kurti: Është përshtypja juaj.

Blendi Fevziu: Është përshtypja ime…Gjithsesi ka një tension në raportet mes jush?

Albin Kurti: Kjo nuk do të thotë se pajtohemi çdo herë me gjithçka.

Blendi Fevziu: Kush janë mosmarrëveshjet më të mëdha përshembull që keni?

Albin Kurti: Besoj që dallimi i cili është më i njohuri publikisht është raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Unë besoj që Ballkani Evropian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur, ndërkohë që “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm demokratik dhe evropian.

 

 

Të fundit