Flash News

Kosova

Deklarata e Macron për vizat e Kosovës, Vuçiç: E falënderoi, po tregon miqësinë me Serbinë

Deklarata e Macron për vizat e Kosovës, Vuçiç: E

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të Francës, Emanuel Macron nga Tirana, kur tha se për të liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë.

Në reagimin e tij Vuçiç falënderoi Macron duke u shprehur se  po tregon miqësinë me Serbinë.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë.

Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjskë, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada”, tha Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Pekin, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Të fundit