Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim, si pjesë edhe i propozimit evropian.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.

Të fundit