Flash News

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, nis takimi i Kurtit me zyrtarët

Ka nisur takimi i Albin Kurtit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarin Miroslav Lajçak.

Në përfundim të takimit me kryeministrin e Kosovës, dy zyrtarët evropianë do të presin dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Kjo do të pasojë nga një takim mes dy zyrtarëve evropiane dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Ky takim konsiderohet më i rëndësishmi sepse nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve

Të fundit