Flash News

Kosova

Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton sërish nesër Kosovën

Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton sërish nesër

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të vizitojë nesër Kosovën dhe më pas mund të shkojë në Serbi.

Ende nuk dihen hollësitë e vizitës, por fokusi i diskutimeve do të jenë hapat e ardhshëm të dialogut.  

Lajçak ishte për herë të fundit në Kosovë 10 ditë më parë, kurzhvilloi një darkë pune me kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin e dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Kryeministri Kurti i ka prezantuar gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit. Sipas tij, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

 

Të fundit