Flash News

Kosova

Do shfrytëzohen për sektorin e energjisë, Kosova përfiton nga BE 75 milionë euro

Do shfrytëzohen për sektorin e energjisë, Kosova përfiton

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje financiare me vlerë prej 75 milionë eurosh në kuadër të programit të Asistencës së Para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky program njihet ndryshe dhe si IPA dhe financohet nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor.  Marrëveshja u shkrua mes kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrë së BE- në Kosovë, Tomas Szunyog.

Fondet e përfituara nga kjo marrëveshje  që hyn në fuqi më datën 24 shkurt, do të shfrytëzohen për sektorin e energjisë.

Bislimi tha se këto mjete do ndihmojnë në adresimin e ndikimit të krizës energjetike që Kosova dhe shtete të tjera të Evropës po kalojnë.

“Ne menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje. Pra për 67.5 milionë euro, të cilat pritet të disbursohen shpejtë në buxhetin e shtetit. Ndërkaq pjesa tjetër prej 7.5 milionë eurove do të shpërndahet gjatë vitit të ardhshëm pas plotësimit të kushteve të caktuara në marrëveshjen financiare”, u shpreh ai.

Edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ishte në të njëjtën linjë ku tha se Kosova do ruajë qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

“Kjo është pjesë e 500 milionëshit si ndihmë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Arsyeja pse BE-ja ka mobilizuar këtë është sepse agresioni rus ndaj Ukrainës, ka pas ndikim në tregun botëror, posaçërisht në atë energjetik,” theksoi Szunyog.

Të fundit