Flash News

Kosova

5 emisarët e dialogut Kosovë-Serbi pritet të sjellin draft-statutin e Asociacionit, bazë është Pakoja e Ahtisaarit

5 emisarët e dialogut Kosovë-Serbi pritet të sjellin

Pesë zyrtarë perëndimor kanë caktuar takim sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me fokus dialogun.

Bëhet fjalë për Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd, të cilët kanë parashikuar takime në Kosovë dhe Serbi.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, pesëshja e madhe do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Ky Draft-Statuti i Asociacionit mbështet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insistuar që pala kosovare të dalë me një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft -statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE’së Josep Borell në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë ka shtyrë gjithçka.

Në takimin e 14 shtatorit në Bruksel pala kosovare kishte hedhur poshtë planin e sekuencimin të propozuar nga ndërmjetësit që parashihte që zbatimi i Aneksit të Ohrit të fillonte me fillimin e hartimit të dokumenteve për themelimin e Asociacionit në këmbim të heqjes së fusnotës/ asteriksin me të cilën prezantohet Kosova në disa forume rajonale.

Zyrtarisht, pritjet nga vizita e Pesëshes në Kosovë dhe Serbi janë se ata do të vijnë me kërkesa specifike për palët duke kërkuar implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit pa vonesa e pa kushte.

 

Të fundit