Flash News

Kosova

Fotoja e Ibrahim Rugovës shfaqet në Samitin e BE-së

Fotoja e Ibrahim Rugovës shfaqet në Samitin e BE-së

Fotoja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është shfaqur në Samitin e BE-së të mbajtur dje në Bruksel.

Siç shihet edhe në foto, portreti i Rugovës është shfaqur pas krahëve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Fotografia e Rugovës u shfaq e varur në murin e Parlamentit Evropian.

Samiti i mbajtur dje në Bruksel i dha hapësirën edhe presidentit Zelensky të mbante fjalën e tij, madje në një konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin anglez Rishi Sunak.

 

Të fundit