Flash News

Kosova

Gërvalla për deklaratat e Ramës: Kosova është shtet i pavarur, sovraniteti nuk duhet të diskutohet nga askush

Gërvalla për deklaratat e Ramës: Kosova është shtet i

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë takimi me homologët e Ballkanit Perëndimit dhe BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit, u pyet edhe për deklarata e kryeministrit Rama të bëra kundrejt Kosovës.

Ajo tha se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe kjo e fundit është një shtet sovran dhe i pavarur.

“Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Republika e Kosovës është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e njohur nga më shumë se 115 shtete të botës. Sovraniteti nuk duhet të diskutohet nga askush. Ne kërkojmë nga Serbia ta njohë realitetin e këtij vendi. Nganjëherë ka deklarata që na habisin shumë. Nuk dua t’i kontribuoj shtimit të keqkuptimeve.

Kosova nuk ka asnjë shtet më afër se Shqipërinë. Pavarësisht nga deklaratat publike, vendet tona bashkëpunojnë si kurrë më parë. Të gjithë së bashku duhet të flisnin më pak dhe të shihnin si mund t’i ndihmojnë situatës më shumë”, tha Gërvalla.

Sa i përket idesë së hedhur nga Rama për një konferencë për Kosovën, Gërvalla tha se konferenca paqesh janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan dhe se Kosova nuk është objekt, por subjekt.

“Nuk ka nevojë për konferenca paqesh, janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan. Nuk ka nevojë për konferenca ndërkombëtare sepse Kosova nuk është objekt, është subjekt. Si subjekt, Kosova merr pjesë në të gjitha forumet. Duhej një koordinimin, një bashkërendim më i sinqertë mes institucioneve tona”, tha Gërvalla.

Të fundit