Flash News

Kosova

Gjendet i pajetë në banesë 54-vjeçari, dyshimet

Gjendet i pajetë në banesë 54-vjeçari, dyshimet

Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.  54-vjecari, banues në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, u gjet pa shenja jete rreth orës 14:00.

 “Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç.

Aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, tha policia e Prishtinës.

Të fundit