Flash News

Kosova

Gjykata e Hagës liron nga burgu Hysni Gucatin

Gjykata e Hagës liron nga burgu Hysni Gucatin

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se për këtë vendim është informuar dje nga avokatët mbrojtës.

“Unë këtë lajm e di prej dje, nga ana e avokatëve. Pra, është marrë vendim për lirimin e Hysni Gucatit. Për Nasimin jo. Për Nasimin kanë thënë se do të rishqyrtohet vendimi pas dy muajve”, ka thënë Klinaku.

Ai ka bërë me dije se Gucati pritet të vijë në Kosovë javën e ardhme.

“Nuk e di saktë kur mund të vjen në Kosovë, besoj se javën tjetër, ashtu kanë thënë”, ka deklaruar Klinaku.

Gazeta Nacionale për këtë çështje i ka shkruar edhe Gjykatës Speciale, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Meqenëse dy ish-krerët e OVL-ÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, e kanë kaluar shumicën e vuajtjes së dënimit, avokatet e tyre kishin dorëzuar kërkesat për lirim të parakohshëm për klientët e tyre.

Kohë më parë, këtë e kishte konfirmua për gazetën Nacionale avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.

“Kemi bërë kërkesë për zbutje të dënimit, e cila do të shqyrtohet nga Kryetari i Gjykatës. Shpresojmë që zotëri Haradinaj të lirohet në mënyrë që të kthehet në familjen e tij dhe të fillojë të rindërtojë jetën e tij”, kishte thënë ai./ Nacionale

Të fundit