Flash News

Kosova

Sulmi në Banjskë, Kurti takohet me ministrin e grek të Mbrojtjes

Sulmi në Banjskë, Kurti takohet me ministrin e grek të Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.

Në një postim në "X", Kurti njoftoi se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë dhe si policia e Kosovës parandaloi që ky grup terrorist ta bënte planin e tyre një konflikt më të madh.

Ai ka thënë tutje se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin në veri.

I kënaqur që takova Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë. Diskutuam për sulmin terrorist dhe se si trupat paraushtarake u penguan të zbatonin planin e tyre në një konflikt më të madh. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin e kufirit me Serbi”, ka shkruar Kurti.

Të fundit