Flash News

Kosova

Sulmi në veri, Osmani: Ka dorë edhe Putin

Sulmi në veri, Osmani: Ka dorë edhe Putin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet e bindur se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë aktin e para një jave në Banjskë të Zveçaqnit dhe se ata që e kryen s’ishin “vetëm një tufë qytetarësh”.

Ajo ndau në “X” një pjesë nga intervista e saj dhënë për televizionin britanik “4 Channel”, ku tha se Serbia “duhet të paguajë një çmim për këtë”

Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, shkroi Osmani.

Osmani tha se mënyra siç ka ndodhur deri tani nuk është e duhura se si ndërkombëtarët duhet ta trajtojnë Vuçiç.

E pyetur nëse sheh se në këtë ka duar Vladimit Putini, Osmani tha “duart e tij janë mbi këtë”. Kjo, sipas saj, dëshmohet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska.

 

 

Të fundit