Flash News

Kosova

Kosova feston sot 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Kosova feston sot 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Sot shënohen 15 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt 2008, Kosova shkëputi territoret nga Serbia duke fituar autonominë.

Shpallja e Pavarësisë u arrit pas shumë seancash bisedime me Serbinë dhe gati një vit pas të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.

Në seancën e 17 shkurtit të vitit 2008, ku morën pjesë 109 nga 120 deputetë, u lexua edhe deklarata e Pavarësisë nga kryeministri i asokohe Hashim Thaçi.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Axhenda shtetërore:

– Mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës – 08:00

– Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës – 08:20

– Nderime të Monumenti i të Pagjeturve – 08:30

– Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova – 08:45

– Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi – 08:50

– Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz – 09:50

– Interpretim i Filarmonisë së Kosovës Kuvendi i Kosovës – 10:30

– Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës – 11:00

– Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë – 11:20

– Nderime te Monumenti “Heroinat” – 11:30

– Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës Prishtinë – 12:00

– Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës – 16:15

– Pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës – 17:00

– Koncerti i pavarësisë, salla 1 Tetori – 20:15. 

 

Të fundit