Flash News

Kosova

Kurti dhe Vuçic takohen në Bruksel, Borell: Shpresoj që të pranojnë propozimin europian

Kurti dhe Vuçic takohen në Bruksel, Borell: Shpresoj që të

Josep Borell ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të pranoknë propozimin europian si një rrugë për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara midis dy shteteve.

Në një intervistë për median gjermane “Deutche Welle”, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë u shpreh se i ka ftuar dy liderët Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç në një takim në datën 27 shkurt.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë plot diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”,  u shpreh Borrell.

Të fundit