Flash News

Kosova

Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu është tokë e Kosovës, integriteti territorial nuk cenohet

Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu është tokë e

Kryeministri Edi Rama deklaroi disa javë më parë gjatë një interviste për “Financial Times” tha se Kosova është kthyer në tokën e askujt. Reagime të ashpra pati si nga Prishtina dhe nga Tirana, ndërsa Rama e konsideroi lapsus të gazetës prestigjioze që u keqpërdor.

Kryeministri Albin Kurti, nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, i është përgjigjur Ramës duke thënë se integriteti territorial është i pacenueshëm.

Sa i përket thirrjes së Ramës që KFOR të merrte kontrollin e veriut, Kurti u shpreh se veriu i takon Kosovës dhe se në bashkëpunim me partnerët do të kujdesen për sigurinë kombëtare.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. Ne kemi nevojë më shumë siguri për Kosovën që do të thotë që trupat e NATO-s të jenë në patrullim të përbashkët me policinë e Kosovës meqenëse vija kufitare me Serbinë është 380 km. Policia e Kosovës është responderi i parë në rast tensione, Eulex i dytë dhe KFOR i treti. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, ketë e bën policia e Kosovës. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti mbrohet me qeverisje demokratike dhe me partneret tanë do kujdesemi për sigurinë kombëtare”, deklaroi Kurti nga Tirana.

 

Të fundit