Flash News

Kosova

Kurti optimist: Marrëveshja me Vuçiç mund të arrihet brenda vitit

Kurti optimist: Marrëveshja me Vuçiç mund të arrihet

Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, ka fokur për France 24, ku ka dhënë detaje nga dialogu me Serbinë.

Kurti tha për France 24 se do të zhvillojë një takim më 27 shkurt me president e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti u shoreh me optimizëm se marrëveshja mes dy palëve mund të arrihet brenda këtij viti.

“Unë duhet të pranoj se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale, edhe pse vendi ynë është normal. Në anën tjetër, Serbia sipas ‘Freedom House’ nuk është një vend demokratik. Ne duam një normalizim të plotë të marrëdhënieve, e cila duhet të jetë në qendër të njohes dhe unë besoj se diplomacia dhe takimet e nivelit të lartë që do të ndodhin këtë vit, do të na sjellin ne më afër me marrëveshjen e bazuar në propozimin e BE, të nisur nga Franca dhe Gjermania. Unë jam shumë optimist se mund të ketë një marrëveshje këtë vit”, tha Kurti.  

 

Të fundit