Flash News

Kosova

Kurti thirrje perëndimit: Mos na bëni presion për asosacionin!

Kurti thirrje perëndimit: Mos na bëni presion për asosacionin!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje perëndimit, që të mos i bëjë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë një interviste për Associated Press, Kurti tha se në vend të presionit, perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit.

Kryeministri kosovar tha se qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”.

Ai theksoi se Beogradi duhet të anojë më shumë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, e jo drejt Rusisë.

Javëve të fundit, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozimin franko-gjerman, që dy shtetet të normalizojnë raportet.

 

Të fundit