Flash News

Kosova

Lajçak pas takimit me Kurtin: Dënuam sulmin e 24 shtatorit, të ecet para me Asociacionin

Lajçak pas takimit me Kurtin: Dënuam sulmin e 24 shtatorit, të

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për mediat pas takimit të sotëm në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se kanë dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe presin që sulmuesit të vihen para drejtësisë.

 “Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e kryeministrit Kurti dhe brengat e tij sa i përket sigurisë në veri.   Duam të themi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë… dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit”, tha ai.

I dërguari i BE-së më tej tha se sulmuesit e 24 shtatorit duhet të vihen para drejtësisë dhe për këtë tha se presin bashkëpunim dhe angazhim konkret nga Serbia.

“Ngjarjet e 24 janë treguan qartë se normalizimi është më urgjent sesa kurrë…. Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet nga dialogu”, tha ai.

Lajçak përmendi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe për të cilën tha se duhet ecur para pa vonesë.

“…Dhe duhet ta theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e ASK-së pa vonesë dhe pa këtë nuk mund të ketë progres në proceset integruese”, tha ai.

 

Të fundit