Flash News

Kosova

Ministri i Brendshëm: Pjesëmarrës në sulmin e Banjskës ishte edhe bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiç

Ministri i Brendshëm: Pjesëmarrës në sulmin e Banjskës

Ministri i Punëve të Brendshme ka njoftuar se në vendin ku u sulmua Policia e Kosovës kanë gjetur dokumentin personal dhe mjetin e Milorad Jevtiq, i cili, siç sipas tij njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Sveçla tha se në 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiç në Kosovë, ai kishte qenë me atë veturë.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Milorad Jevtiq, thotë ministri, “është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”.

Sveçla tha se “mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”.

Ministri i Brendshëm: Pjesëmarrës në sulmin e Banjskës

Të fundit