Flash News

Kosova

Ministri serb: Nëse Vuçiç jep urdhër ushtria futet në Kosovë

Ministri serb: Nëse Vuçiç jep urdhër ushtria futet

Ministri i Mbrojtjes serb, Millosh Vuçeviç tha sot se Forcat e Armatosura Serbe (SAF) nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë por se do ta bëjnë këtë nëse marrin një urdhër të tillë nga presidenti i Serbisë dhe Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura.

 “Nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin një urdhër të tillë nga Presidenti i Serbisë si Komandant i Përgjithshëm për të hyrë në territorin e Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë do ta kryejnë një detyrë të tillë në mënyrë efikase, profesionale dhe me sukses. Ata nuk do të bënin asgjë pas shpine, por do ta informonin KFOR-in,” tha Vuçeviç.

Të fundit