Flash News

Kosova

Një tjetër shtet njeh Republikën e Kosovës

Një tjetër shtet njeh Republikën e Kosovës

Shteti afrikan, Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Antalya e Turqisë. 

“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, u shpreh Osmani në rrjetet sociale. 

Në një video përkrah ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë, Osmani tha se u njoftua nga ai për vendimin e presidentit të Sudanit për ta njohur Kosovën dhe për të lidhur marrëdhënie mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi dhe nder ta takoj ministrinë e Punëve të Jashtme të Sudanit. Në takimin tonë të parë, ai më ka njoftuar se presidenti i Sudanit ka njohur Republikën e Kosovës dhe se do të vendosim marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve tona”, ka thënë Osmani.

Sudani është shteti i 119-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje vjen pak kohë pasi Kosova u njoh edhe nga një shtet tjetër afrikan – Kenia.

Të fundit