Flash News

Kosova

Pjesë e Bordit të Paqes, Trump falënderon Osmanin: Po bën punë të shkëlqyera!

Pjesë e Bordit të Paqes, Trump falënderon Osmanin: Po bën

Presidenti i ShBA, Donald Trump e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për pjesëmarrjen e saj në Bordin e Paqes. 

Gjatë fjalës që mbajti në Uashington, ai tha se Osmani po bën punë të shkëlqyera.

“Presidentja Osmani nga Kosova, faleminderit shumë, po bëni punë të shkëlqyera”, tha Trump. 

Sipas njoftimeve zyrtare, shtetet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes janë: Argjentina, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhia, Egjipti, El Salvadori, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kuvajti, Kosova, Maroku, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

 

Të fundit