Flash News

Kosova

Plagosen me armë zjarri tre persona në Prishtinë

Plagosen me armë zjarri tre persona në Prishtinë

Tre persona janë plagosur me armë zjarrit mbrëmjen e sotme në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se personat e plagosur janë dërguar për ndërhyrje mjekësore.

Ajo ka bërë të ditur se hetuesit në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit