Flash News

Kosova

Policia e Kosovës aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit

Policia e Kosovës aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Jemi në operacion policor, i cili lidhet me sulmin në Banjskë”, tha shkurtimisht ai.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me armë mbetën të vrarë tre sulmues.

 

Të fundit