Flash News

Kosova

Policia e Kosovës gjen municionin luftarak në veri

Policia e Kosovës gjen municionin luftarak në veri

Policia e Kosovës ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba, pas njw bastisje qw ka kryer të shtunën bastisje në shtatë lokacione në pjesën veriore.

Policia ka thënë se të shtunën ka kryer bastisje në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në Mitrovicë të Veriut, policia ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba.

Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.

Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

 

Të fundit