Flash News

Kosova

Prag takimi me Vuçiçin në Bruksel, liderët evropianë i dërgojnë letër Albin Kurtit

Prag takimi me Vuçiçin në Bruksel, liderët

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takim në Bruksel në datën 27 shkurt për të diskutuar planin franko-gjerman. Në kuadër të kësaj ngjarjeje, tre ndër liderët më të mëdhenj të Evropës i kanë dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti.

Ata janë Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giogia Meloni. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ata në këtë letër kanë mirëpritur deklarimet publike të Kurtit sa i përket propozimit evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në njoftim.

Ata në letrën e tyre kanë përmendur edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në konkluzionet e tij të datës 9 mars, Këshilli Evropian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Serbisë dhe Kosovës t’i përmbahen, plotësisht dhe pa kushte, detyrimet që u angazhuan në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015 për të krijuar Asocacionin e Komunave me Shumicë serbe”, thuhet në letrën e përbashkët të Macron, Scholz dhe Meloni.

Prag takimi me Vuçiçin në Bruksel, liderët

Të fundit