
Flash News
Nuk e lejojnë të kandidojë si i pavarur, Merkuri kallëzon penalisht kreun e degës së PS në Sarandë
Largohet nga radhët e Alibeajt , kandidati i PD-së për këshilltar në Durrës tërhiqet nga gara dhe i bashkohet koalicionit
“Ky despot sot ka në dorë të gjitha pushtetet”, Berisha: Qëllimi i Ramës ishte Shqipëria pa opozitë
Situata e COVID-19 në Shqipëri. Një humbje jete, ja sa të infektuar pati në 24 orët e fundit
Rrëzimi i dy helikopterëve në SHBA: Konfirmohen nëntë të vdekur
Propozimi i BE-së/ Kurti diskuton me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të shtunën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë.
Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur të shtunën në Prishtinë, deputetin shqiptar, Shaip Kamberi, kryetarin e partisë SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin, dhe dy deputetët tjerë boshnjakë: Enis Imamoviq dhe Sellma Kuçeviq.
Në një njoftim për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se “komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian” dhe se të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe Serbi, pasqyrojnë "demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri".
Katër zyrtarët kanë thënë se janë të pakënaqur me statusin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në përgjithësi në Serbi, por kanë theksuar situatën në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.
“Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatë.
SDA Sanxhak i ka dy deputetë në Kuvendin aktual të Serbisë, ndërsa “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” e ka një deputet.
Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./ REL
Të fundit







Veliaj: Në Tiranë janë përmirësuar trafiku dhe cilësia e ajrit
30 Mars 2023, 21:46
14 maji, Bojaxhi: Në 10 vitet e fundit, situata në Shqipëri është e përkeqësuar
30 Mars 2023, 21:33



Bledi Mane: Kiara e adhuron famën, zgjohet e ngryset me Bora Zemanin në kokë
30 Mars 2023, 20:49
Akuzat për financime ruse? Reagon Kryemadhi: Shihemi në gjykatë!
30 Mars 2023, 20:47
Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, policia arreston 4 shqiptarë
30 Mars 2023, 20:42


Frymëzuar nga vajza e tij autike, futbollisti tregon se edhe ai është autik
30 Mars 2023, 19:31

Sulmi ndaj TCH, eksperti: Godina u vëzhgua për dy javë nga disa persona
30 Mars 2023, 19:27













Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, dyshohet për një të plagosur
30 Mars 2023, 17:39


Kapiteni i kombëtares angleze së shpejti baba për herë të katërt
30 Mars 2023, 17:03
Rrëzimi i dy helikopterëve në SHBA: Konfirmohen nëntë të vdekur
30 Mars 2023, 16:54

Artikulli i “EUobserver”: Pse 83% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria?
30 Mars 2023, 16:34


Ndërron jetë piktori Mentor Ejupi
30 Mars 2023, 16:09


Lana Del Rey mund të jetë fejuar
30 Mars 2023, 15:47



SHBA me 690 milionë dollarë programe për të fuqizuar demokracinë në mbarë botën
30 Mars 2023, 15:22
Albin Kurti mund te jetë nga të paktët që nuk e sheh Luizin
30 Mars 2023, 15:21

Biznesmenët e inceneratorëve lëshuan prokura ndërsa ishin në kërkim ndërkombëtar
30 Mars 2023, 14:54
Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve
30 Mars 2023, 14:47



Historia reale dhe tronditëse pas këngës së Orgesa Zaimit
30 Mars 2023, 14:27


Vendi nuk gjen qetësi, 15-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në Paskuqan
30 Mars 2023, 14:05

Tre vendet e BE-së që paguajnë më shumë për orë pune
30 Mars 2023, 13:55

Nën akuzë për spiunazh, Moska vë në pranga gazetarin e “Wall Street Journal”
30 Mars 2023, 13:38
Digjen dy makina të serbëve në veri të Kosovës, shkak targat RKS
30 Mars 2023, 13:23










Përfshihet nga flakët trageti në Filipine, 12 të vdekur mes tyre tre fëmijë
30 Mars 2023, 11:37


Manjani: Rrenë është... të jesh Erion Veliaj, dhe rrena është neveri
30 Mars 2023, 11:08

OriginAL - Programi që lidh të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre shqiptare
30 Mars 2023, 10:50






Paralajmërim bërthamor nga gazetari rus fitues i çmimit Nobel, Muratov
30 Mars 2023, 10:04
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve/ Presidenti Begaj mesazh për bluzat e bardha
30 Mars 2023, 09:53

Tregu i sigurimeve u rrit me 19% në dy muajt e parë të vitit 2023
30 Mars 2023, 09:36
Vendet që e kanë "detyrim" të lënë bakshish në restorante e lokale
30 Mars 2023, 09:32






