Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
REL: Bashkëpunimi gjyqësor mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht në letër

Përkundër marrëveshjes që kanë, Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunojnë lehtësisht në çështjet penale. Këtë vit, madje, Serbia ka ndaluar plotësisht të kërkojë nga Kosova të dhëna për lëndë të caktuara gjyqësore, edhe pse u është përgjigjur disa kërkesave të Kosovës. Dy vendet kanë arritur Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Marrëveshja është amendamentuar në vitin 2015 dhe, në bazë të saj, palët shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Duke iu përgjigjur Radios Evropa e Lirë, Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Prishtinë (EUSR) tha se, gjatë viteve të fundit, “një numër i madh rastesh – qofshin ato kërkesa apo përgjigje – janë shkëmbyer me sukses nga palët, përmes EUSR-së”. EUSR-ja i ofroi REL-it të dhëna nga viti 2020 deri në shtator të këtij viti, sipas të cilave, Kosova ka bërë 1.460 kërkesa në Serbi për lëndë të ndryshme gjyqësore, ndërsa përgjigje ka marrë në 415 prej tyre.
Serbia, gjatë periudhës së njëjtë kohore, i ka dorëzuar Kosovës 596 kërkesa, ndërsa përgjigje ka marrë për 1.050, pasi shumë prej tyre kanë përfshirë përgjigje në kërkesat e bëra para vitit 2020. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, sipas EUSR-së, Kosova ka bërë 211 kërkesa dhe përgjigje ka marrë për 17. Serbia, në anën tjetër, asnjë kërkesë, asnjë përgjigje. EUSR-ja nuk komentoi më shumë në lidhje me shifrat, por theksoi se Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike “është e rëndësishme”, sepse “u mundëson palëve ta përmirësojnë bashkëpunimin gjyqësor”.
Marrëveshja u ndërpre “njëanshëm”
Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, Gazmend Çitaku, thotë se zbatimi i marrëveshjes është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga Serbia.
“Kjo çështje është ngritur edhe nga Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë. Informatat që i kam unë, janë se Serbia ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, por, në anën tjetër, nuk ka ekzekutim të kërkesave, nuk ka përgjigje nga ana e tyre që disa muaj”, thotë Çitaku për Radion Evropa e Lirë. Brenda një viti, shton ai, në Ministrinë e Drejtësisë arrijnë rreth 200 kërkesa të qytetarëve shqiptarë e serbë, që duan të zgjidhin çështje përmes sistemit të drejtësisë. Por, shumë të drejta të tyre mbeten pa u realizuar, për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë, thotë Çitaku. Juristi Ibrahim Ahmeti, nga komuna e Prizrenit, konfirmon se shumë raste gjyqësore kanë mbetur pezull së voni, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga Serbia.
“Tash e kam një rast, ku është marrë aktvendimi i trashëgimisë në Serbi. Këtu në Kosovë nuk e pranojnë. Kam kërkuar që me anë të Ministrisë së Drejtësisë të vij deri te pranimi i atyre dokumenteve, por tash për tash kemi stagnuar. Kështu që kemi probleme”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë. Në bazë të Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, pala e bën fillimisht kërkesën për zgjidhje në njërën prej gjykatave të Kosovës, e cila e përcjell në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo e fundit, pastaj, e dërgon në Zyrën e BE-së në Kosovë, nga ku kalon te Zyra e BE-së në Serbi dhe prej aty te Ministria e Drejtësisë e Serbisë. Përgjigjja, po ashtu, duhet të shkojë në këtë formë. REL-i iu drejtua Ministrisë serbe të Drejtësisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike me Kosovën, por nuk mori përgjigje.
Bashkëpunim kryesisht në rastet civile
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, po ashtu, nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar në këtë temë. Në Këshillin Prokurorial thanë se asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë raport nga ndonjëri prej institucioneve – pa përjashtuar Ministrinë e Drejtësisë – në lidhje me zbatimin e marrëveshjes në fjalë. Sipas organizatave që monitorojnë drejtësinë në Kosovë, Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike me Serbinë është zbatuar kryesisht në raste civile. Sipas tyre, Serbia nuk ka bashkëpunuar në asnjë rast që lidhet me krime lufte ose që përfshin individë të profilit të lartë. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se “Serbia nuk ka pasur vullnet për të bashkëpunuar në çështjet e transferimit të personave të dënuar apo arrestimit dhe ekstradimit të qindra personave që kanë kryer krime në Kosovë dhe kanë ikur në Serbi”. Rrjedhimisht, Serbia, sipas tij, “është bërë parajsë për kriminelët”.
Aktualisht, Kosova është duke bërë thirrje që Serbia t’i dorëzojë pjesëmarrësit në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, që besohet se gjenden atje. Millan Radoiçiq, organizator i dyshuar i sulmit që la të vrarë policin kosovar, Afrim Bunjaku, është marrë në pyetje nga prokuroria serbe dhe është ngarkuar me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Radoiçiç – serb nga Kosova – ka gjetur strehim në Serbi edhe vitin e kaluar, kur autoritetet kosovare e kanë shpallur të dyshuar në një rast që lidhej me disa ndërtime pa leje, i njohur si Brezovica. Serbia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008. Rrjedhimisht, dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi./REL
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23