Flash News

Kosova

Takimi Kurti-Vuçic në Bruksel, DASH: Pranimi i marrëveshjes, mundësi për popujt e të dyja vendeve

Takimi Kurti-Vuçic në Bruksel, DASH: Pranimi i marrëveshjes,

Sot do të takohen në Bruksel  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku do të diskutohet plani franko-gjerman.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe Departamenti amerikan i Shtetit duke thënë se propozimi i Bashkimit Evropian paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve si dhe rrit sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Takimi Kurti-Vuçic në Bruksel, DASH: Pranimi i marrëveshjes,

Një zëdhënës i DASH tha se pranimi i kësaj marrëveshjeje do të përshpejtonte rrugën e të dyja shteteve në BE.

“Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë në avancimin e qëllimeve tona kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshirë arritjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë njerëzit në rajon”.

Të fundit