Flash News

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Lajçak: Presim pranimin e propozimit europian

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Lajçak: Presim pranimin
Lajçak(majtas), Kurti(në mes), Vuçiç(djathtas)

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen në datën 27 shkurt në Bruksel, ku do të diskutohet plani franko-gjerman. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur Miroslav Lajçak.

I dërguari i Posaçshëm i BE-së mbi dialogun Kosovë-Serbi tha se ky takim është shumë i rëndësishmë dhe se hapat e ardhshëm do të varen nga qëndrimet që do të mbajnë të dyja palët. Ai shtoi se kafolur me të dy liderët dhe se e pranojnë propozimin.

“Të gjithë e dinë se çfarë presim nga takimi, të gjithë e dinë se ku jemi”.

Megjithatë sipas diplomatit sllovak ka ardhur koha që Kurti dhe Vuçic ta pranojnë zyrtarisht e publikisht ndërsa më pas do të diskutohet sido të implementohet.

Lajçak theksoi se nëse të dyja palët do të refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negative se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet në rrugën drej Europës.

Të fundit