Flash News

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, reagon Borrel: Shpresoj për një qasje konstruktive mes dyja palëve

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, reagon Borrel: Shpresoj

Vjen reagimi i parë nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas nisjes së takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Në një shkrim në Twitter, Borrell shkruan se në rend dite për diskutim është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se shpreson në qasje konstruktive mes dyja palëve.

Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi Borrell.

Paraprakisht, më herët dy udhëheqësit u takuan veçmas me zyrtarët evropianë. Ata, po ashtu patën takim edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Të fundit