Flash News

Kosova

Takimi në Bruksel, Kurti: Serbia refuzoi të nënshkruaj draftin e ofruar nga BE

Takimi në Bruksel, Kurti: Serbia refuzoi të nënshkruaj draftin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me takimin që pati me presidentin serb në Bruksel, gjatë ditës se djeshme.

Kurti u shpreh se presidenti i Serbisë e refuzoi vetëmenaxhimin e ofruar nga Bashkimi Europian.

Pas më shumë se një dekade insistim në “Zajednicë”, Serbia dje ka refuzuar të nënshkruaj një draft për vetmenaxhim që është sjellë nga vet Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Kurti.

Kryeministri  tha se emisarët perëndimorë që erdhën në Kosovë në draftin për Asociacionin parashihet që pas nënshkrimit ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e tij.

“Na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj jep për kushtetushmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha Kurti.

Të fundit