Flash News

Kosova

Tha se është tokë e askujt, Zaimi-Ramës: Zv.kryeministri i Kosovës nuk është në arrati, po në Bruksel

Tha se është tokë e askujt, Zaimi-Ramës: Zv.kryeministri i

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Arbër Zaimi ka komentuar një deklaratë të fundit që kryeministri Rama ka bërë për Kosovën në gazetën “Financial Times”.

Në Facebook, teksa i referohet Ramës që është shprehur se “Kosova është bërë me kalimin e viteve tokë e askujt” dhe se “kufiri që ndan krimin nga politika është zbehur”, Zaimi ia bën të qartë Ramës se Kosova është tokë me mbi 93% shqiptarë dhe me institucione demokratike.

Lidhur me kriminalitetin, Zaimi shkruan se në fakt zv.kryeministir i Kosovës ndodhet sot në Bruksel, dhe jo në arrati, teksa i referohet këtu ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Postimi:

Thënia se diçka është e askujt, është ftesë për grabitqarë e plaçkitës.

Për gazetën me prestigj ndërkombëtar Financial Times kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se “Kosova është bërë me kalimin e viteve tokë e askujt” dhe se “kufiri që ndan krimin nga politika është zbehur”.

Nuk duhet të humbasim durimin me të në këto kohë kur kërkohet unitet, por duhet t’i shpjegojmë se Kosova është tokë e popullit të saj, me mbi 93% shqiptarë e pjesa tjetër minoritete me të drejta të gjera e të thella. Kosova ka institucione shtetërore profesionale, të vlerësuara ndërkombëtarisht si demokratike, më të drejta e më të pakorruptuara se vendet fqinjë.

E sa i përket kriminalitetit, Kosova ka kriminalitetin më të ulët në Ballkan, sipas monitoruesve ndërkombëtarë.

Përshembull, që ta kuptojë më mirë Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës sot nuk është në arrati prej drejtësisë të vendit të vet, por është në Bruksel si i ftuar, për të ligjëruar mbi rrugën evropiane të Kosovës.

Të fundit