Flash News

Kosova

U mbyll pas vrasjes së policit në Veri, rihapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak

U mbyll pas vrasjes së policit në Veri, rihapet për qarkullim

Pas disa ditësh e mbyllur, sot është rihapur për qarkullim pika e kalimit kufitar në Bërnjak. 

Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga  zëvendësdrejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, në këtë pikë kalim hapja për qarkullim është bërë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Kujtojmë se mbyllja e kësaj pike erdhi si pasojë e zhvillimeve të fundit në veri, ku Policia e Kosovës u sulmua me arsenal armësh zjarri, ku një polic u vra, një tjetër u plagos dhe një ka mbetur i lënduar.

Të fundit