Flash News

Kosova

VIDEO/ “Kjo pasqyron vullnetin e popullit”, momenti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

VIDEO/ “Kjo pasqyron vullnetin e popullit”, momenti i shpalljes

Kosova feston 15 vjetorin e shpalljes si shtet i pavarur. Një kalvar i gjatë mundimesh, lotësh, humbje jetësh, largimi nga vendi i tyre dhe shumë të tjera. Ishte 17 shkurti i vitit 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas u dërgua propozimi nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtiaari.

Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë dhe deklarata e Pavarësisë u lexua nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaci.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.



Të fundit