Flash News

Kosova

Von der Leyen nis vizitën në Ballkan, nesër takohet me Osmanin e Kurtin në Prishtinë

Von der Leyen nis vizitën në Ballkan, nesër takohet me Osmanin e

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të nisë një vizitë katërditore në Ballkanin Perëndimor.  

Von der Leyen, nesër do të jetë në Kosovë ku do të zhvilloj takime me kryeministrin dhe presidenten.

“Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

Pas vizitës në Kosovë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Serbi. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiç. Presidentja e KE-së thuhet se do të mbajë konferenca për shtyp gjatë të gjitha vizitave të saj. 

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. 

Të fundit