Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”... Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen në Kosovë dhe Serbi.
Mediat gjermane raportojnë se të dielën (1 tetor) automjetet ushtarake serbe janë parë duke u larguar nga kufiri i Kosovës dhe kanë shkuar drejt Serbisë qendrore. "Qeveria e Serbisë mund t'i jetë përgjigjur thirrjeve për tërheqje”, shkruan gazeta Die Zeit.
Njëkohësisht, gazeta rikujton se "Qeveria e Kosovës të shtunën ka njoftuar se monitoron lëvizjen e ushtrisë serbe nga "tre drejtime të ndryshme” dhe se "i ka bërë thirrje Serbisë që të sigurojë demilitarizimin e zonës kufitare”.
Mediat raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar raportimet për një prani të shtuar ushtarake në kufirin me Kosovën. Ai në rrjetet sociale ka folur për "fushatën e gënjeshtrave” kundër Serbisë.
Shtohen trupat e Bundeswehrit?
Më parë, qeveria gjermane paralajmëroi se tensionet mund të rriten, duke pasur parasysh numrin e dukshëm të shtuar të ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën. "Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm” mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin X (ish-Twitter) dhe theksoi se është e rëndësishme që Serbia "të zvogëlojë menjëherë numrin e njësive në kufi”.
Në të njëjtën kohë, tri partitë gjermane në pushtet, Socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), u deklaruan në favor të forcimit të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë nën komandën e NATO-s. Kjo nënkupton vendosjen e forcave shtesë të Bundeswehr-it gjerman.
"Gjermania, në konsultim me aleatët e saj, duhet të kontrollojë urgjentisht nëse mandati i KFOR-it është përmbushur plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë," tha politikani i të Gjelbërve Anton Hofreiter për revistën "Spiegel".
Bundeswehri aktualisht ka 85 ushtarë në Kosovë. Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon dërgimin deri në 400 ushtarë të Bundeswehrit në Kosovë. "Ka, pra, ende vend për rritjen e kontigjentit pa pasur nevojë të ndryshohet mandati", tha Marie-Agnes Strak-Zimmermann, presidente e komisionit parlamentar të mbrojtjes, gjithashtu për "Spiegel".
„Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake"
Gazeta gjermane Die Welt transmeton një intervistë të publikuar nga gazeta italiane "Republika” me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin italian Michele Ristucci, i cili ndër të tjera thotë: "E vetmja zgjidhje është normalizimi i marrëdhënieve. Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, vetëm politike. Ne ushtarët mund të krijojmë vetëm kushte sigurie për dialog”.
I pyetur se sa ka ndikuar lufta në Ukrainë dhe Rusi në ngjarjet e fundit në Kosovë, gjenerali Ristucci përgjigjet: "Lufta në Ukrainë ka një ndikim të madh në çështjet globale, e Kosova nuk është imune ndaj saj. Por ajo që ndodhi këtu u shkaktua kryesisht nga dinamika e brendshme”.
Ndërsa në pyetjen se a është ide reale që KFOR-i të zëvendësojë Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, gjenerali italian thotë: "Është vendim politik. Ne vlerësojmë çdo hipotezë, vendim dhe zhvillim në koordinim me zinxhirin komandues në NATO dhe jemi të gatshëm të marrim çdo detyrë të mëtejshme”.
„Vučiqi po shfrytëzon metodat e mësuesit të tij Millosheviqit"
"Një gjë është e sigurt," shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, "vetëm Beogradi mund të pajisë dhe të mbështesë një grup të tillë të parregullt. Madje as në veriun e egër të Kosovës, qytetarët e zakonshëm nuk kanë automjete të blinduara apo granata dore. Kur presidenti i fuqishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani pohon se nuk dinte asgjë për këtë, duhet të jesh shumë naiv për ta besuar këtë pohim. Vuçiq përdor metodën e mësuesit të tij Millosheviq, ministër i propagandës së të cilit ka qenë edhe vetë: dhuna u delegohet bashkëpunëtorëve të pavarur dhe promovohet sistematikisht, ndërsa në Evropë paraqitet si i shqetësuar dhe bëhet sikur është i gatshëm për negociata, e që në fakt është vetëm përpjekje që të fitojë kohë. Qëllimi i vërtetë është kontrolli i territorit", vlerëson gazeta e Frankfurtit dhe konstaton:
"Burrështetasit që dikur besonin gënjeshtrat e Millosheviqit, sot duken qesharakë në rastin më të mirë. Kushdo që sot mban përgjegjësi dhe beson apo mendon se duhet të besojë se Vuçiqi është një njeri të cilit mund t'i besohet, duhet të mendojë se si do të jetë një qëndrim i tillë pas dhjetë vjetësh. Vuçiq po zbaton një strategji cinike në Kosovë dhe është koha që gjërat t'i quani me emrin e duhur. Jo vetëm në mënyrë retrospektive, me vonesë, si në rastin e Millosheviqit apo Putinit, por tani. Shtrembërimi i fakteve nga Vuçiq është loja e tij. Askush nuk po e detyron Bashkimin Evropian apo Berlinin të marrin pjesë në atë lojë të tij”./Marrë nga DW
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14