Flash News

Kosova

Zaimi: Rama po mendon tezën e ndarjes së Kosovës

Zaimi: Rama po mendon tezën e ndarjes së Kosovës

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Arbër Zaimi ka thënë se deklaratat e Ramës janë deklaratat e Serbisë.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Zimi u shpreh se Rama përpara se të shprehet për opinionin botëror duhet si fillim të pyesë klasën politike në Kosovë dhe pastaj të japë deklarata dhe të propozojë zgjidhje për dialogun me Serbinë.

"Është mirë që kryeministri i Shqipërisë përpara se të flasë për opinionin botëror duhet të flasë me Kosovën, ai po e dëmton dhe po tregohet jo serioz në lidhje me kërkesat e tij që KFOR të marrë në dorëzim Veriun e Kosovës, vetë KFOR e ka thënë që atë të drejtë e ka policia e Kosovës, e kuptojmë që kjo kërkesë vjen nga Serbia.

Rama akoma po mendon tezën e ndarjes së Kosovës që ishte në vitin 2017 por ajo ka vdekur dhe ai po qëndron më shumë me klasën politike serbe dhe jo me klasën politike drejtuese e Kosovës", tha Zaimi.

 

Të fundit