Flash News

KRYESORE

Kosovë/ KQZ vendos që në 313 vendvotime të rinumërohen votat

Kosovë/ KQZ vendos që në 313 vendvotime të rinumërohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë vendosi që të kryhet rinumërimi i votave në 313 vendvotime. Vendimi u morr pasi janë evidentuar gabime teknike në formularët në të cilët janë shënuar votat. Ndërkohë në 10 pika të tjera votimi, është vërejtur mungesa e votave të kandidatëve, të disa fletëve të formularëve të rezultateve si dhe disa mungesa të nënshkrimeve.

Rinumërimin e votave e rekomandoi Qendra e Numërimit të Rezultateve. Dje, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) hodhi poshtë kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime.

Të fundit