Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Takimi Kurti-Mustafa mbyllet pa një marrëveshje

Kosovë/ Takimi Kurti-Mustafa mbyllet pa një marrëveshje

Lideri i Vetëvendosjes, Albin kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk kanë arritur një akord pas takimit në në mbasditen e sotme. Gjithsesi, të dy drejtuesit u shprehën se ata do të vazhdojnë që të kontaktojnë, në mënyrë që të finalizojnë bashkëpunimin.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mund ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundon takimi I sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, tha Kurti.

Kurse Mustafa sqaroi se nuk u gjet gjuha e përbashkët në disa çështje.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesorë sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim I ardhshëm I qëndrueshëm katër vjeçar natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa I përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim, sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur të jua përafrojmë”, u shpreh lideri i LDK-së.

Të fundit