Flash News

KRYESORE

Drejtësi në versionin “show must go on”

Drejtësi në versionin “show must go on”

Seanca në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado nisi si proces gjyqësor, por shumë shpejt mori atmosferën e një eventi mondan me kast të zgjedhur.

Në vend të juristëve dhe debateve procedurale, vëmendjen e morën hyrjet e personazheve publikë, përqafimet para kamerave dhe mbështetja “artistike” për kryebashkiakun.

I pari në “tapetin e kuq” të Gjykatës Administrative ishte aktori Robert Ndrenika, i cili e përqafoi Veliajn dhe e puthi në ballë duke i thënë “çtë mbetet vij e bëj edhe unë”, në një skenë që ngjante më shumë me ribashkim seriali sesa me një seancë gjyqësore.

Pak më vonë mbërriti edhe Gaz Paja, duke i shtuar dozën e humorit një procesi që teorikisht duhet të ishte serioz. Në sallë nuk munguan as Ardit Çuni, Xhilda Luzi, Ilir Yzeiri dhe Halit Valteri.

Drejtësi në versionin “show must go on”
Aktori Robert Ndrenika në seancë

Mes kamerave, hyrje-daljeve dhe gjesteve emocionale, gjykata për pak sa nuk kërkoi edhe prezantues eventi.

Ndërkohë që padia lidhet me vlefshmërinë e emërimit të Dados si prokuror në vitin 2008, jashtë debatit juridik u duk se mesazhi ishte tjetër: drejtësia mund të presë, rëndësi ka që salla të mos mbetet bosh.

Drejtësi në versionin “show must go on”
Aktori Gaz Paja duke hyrë Gjykat Administrative

Në fund, mbeti e paqartë nëse bëhej fjalë për një proces gjyqësor, një mbledhje fansash apo provat gjenerale për ndonjë spektakël të ri televiziv.

Të fundit