Flash News

KRYESORE

“Dy persona me armë na ndoqën”, Salvador Kaçaj flet për atentatin e dështuar ndaj tij më 14 maj

“Dy persona me armë na ndoqën”, Salvador Kaçaj flet

Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, ka folur për herë të parë për atentatin e dështuar ndaj më 14 maj të këtij viti, ditën e zgjedhjeve vendore. Atentati ndaj Kaçajt u denoncua nga kreu i demokratëve Sali Berisha, i cili dy ditë më parë bëri publike edhe video-n e atentatit të dështuar.

I ftuar në “Opinion”, Kaçaj tregoi momentin e atentatit teksa tha se në mjet ndodhej bashkë me djalin e tij dhe shoferin. Kaçaj u shpreh se autorët ishin dy djem të rinj me maska dhe me një makinë të badhë pa targa.

Ai shtoi se ka bërë denoncim në polici, por prej asaj dite nuk ka marrë asnjë informacion për çështjen.

“Ka qenë një moment i vështirë. Ishte ditën e zgjedhjeve rreth orës 17 ose 17 e 15. Isha me Tuaregun e zi. Isha me djalin, shoferin dhe unë. Djali ishte ulur para. Kjo ka ardhur dhe kanë zbritur me armë dhe ja ku e ke shumë qartë. Nuk qëlluan. Kam hapur makinën intesivisht, shoferi më tha mos hap, por e jam mbajtur hapur. Kjo ka ndodhur në autostradë. Makina e bardhë është pa targa. Dy persona me armë dhe me maska dolën nga makina. Na ndoqën 3 apo 4 kilometër. Ishin çuna të rinj.

Të gjithë persona që ishin aty e panë skenën. unë kam qenë i deleguar për zgjedhjet e PD. Atë ditë shkova votova, në pamje të parë dukej qetë, por ata na kanë survejuar gjithë kohës. E denoncova në polici dhe nuk ndodhi asgjë. Në ditën e zgjedhjeve dhe të dalë një makinë pa targa, nuk të lejon policia. Policia nuk ka bërë asnjë lloj veprimi, nuk më thirri edhe pse bëra denoncimin. Nuk ka marrë në pyetje dëshmitarët përveç shoferit, djalit dhe mua. Videon dhe e ka marrë policia direkt pas 30 minutash. Por pas denoncimit nuk kam asnjë informacion për çështjen. Rëndësi ka se kush ka qenë personi që i ka kurajuar që të dalin aty”, tha Kaçaj.

Kaçaj tha se djali i tij ka bërë denoncimin dhe te ambasada amerikane dhe se kjo çështje po hetohet edhe prej tyre.

“Djali është shtetas amerikan dhe ka bërë denoncimin dhe në ambasadën amerikane dhe po hetojnë edhe ata”, shtoi Kaçaj.

Kaçaj hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama kur tha se gjatë fushatës zgjedhore të 4 majit në Lezhë, Laç e Milot, ai ka përmendur vazhdimisht emrin e tij.

“Nuk e di a jeni të informuar, 3 javë rresht, kryeministri është marrë vetëm me mua në të gjithë qarkun e Lezhës, në Laç, Milot e në çdo vend ku ka shkuar është marrë vetëm me emrin tim është marrë vetëm me mua, kryeministri i Shqipërisë. Përveç se organizon dhe i përgënjeshtron, pastaj kur kryeministri del një ditë mbrapa dhe flet në atë mënyrë, cila polici do të ketë kurajo për ta hetuar? 3 javë fushatë, kryeministri është marrë vetëm me mua, vetëm me emrin tim, më ka sharë, kërcënuar dhe intimiduar. Ai i ka inspiruar dhe ju ka dhënë zemër për të bërë atë veprim sepse për ta bërë atë veprim duhet goxha guxim dhe mbështetje”, deklaroi Kaçaj.

Të fundit