Flash News

KRYESORE

“Filloi pas akuzave të Ballës, Rama hesht”, si u pasqyrua masa ndaj Berishës në mediat ndërkombëtare

“Filloi pas akuzave të Ballës, Rama hesht”, si u pasqyrua

Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit me urdhër të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Bashkë me Malltezin në pranga u vu edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Po ashtu, SPAK caktoi edhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryedemokratin Sali Berisha, i cili deklaroi se akuzat e ngritura ndaj tij janë të stisura politikisht.

Lajmi është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. “Reuters” shkruan se “procedimi penal filloi në vitin 2020 kur ministri aktual i Brendshëm Taulant Balla akuzoi Berishën si të përfshirë në privatizimin e terreneve dhe objekteve të tjera sportive që i përkisnin FC Partizani në kryeqytetin Tiranë, të cilat më pas u zëvendësuan me ndërtesa shumëkatëshe”.

“Filloi pas akuzave të Ballës, Rama hesht”, si u pasqyrua

“ABC News” teksa i referohet deklaratës së kryedemokratit shkruan se “Berisha tha se ai dhe Malltezi janë të pafajshëm”. Media e huaj nënvizon heshtjen e kryeministrit Edi Rama teksa thekson: “Rama nuk iu përgjigj menjëherë pretendimit të Berishës”.

Nesër zhvillohet seanca në Gjykatën e Posaçme për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, për të verifikuar masat e sigurisë. Për Berishën aktualisht nuk ka një datë për vlerësimin e masës së sigurisë.

“Filloi pas akuzave të Ballës, Rama hesht”, si u pasqyrua

Të fundit