Flash News

KRYESORE

Heshtja që vrau dy fëmijë në Durrës, tragjedia që u paralajmërua, por u injorua

Heshtja që vrau dy fëmijë në Durrës, tragjedia që

Çfarë ndodhi sot?

Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kënetës, në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur rëndë, pas përplasjes nga një automjet.

Sipas informacioneve të raportuara, një mjet tip “Benz”, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë, doli nga kontrolli dhe përplasi tre fëmijë rreth 10 vjeç, të cilët po luanin me top pranë banesave të tyre.

Përplasja fatale u ndërpreu përgjithmonë lojën dhe jetën në vend dy prej tyre, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Dy prej fëmijëve janë vëllezër, ndërsa i mituri tjetër ishte djalë i vetëm.

Njëri nga vëllezërit ka shpëtuar por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Autori, i njohur si problematik në zonë

Heshtja që vrau dy fëmijë në Durrës, tragjedia që

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, Nikoll Radaçi, 57 vjeç, u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak më vonë nga policia. Burime paraprake bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Heshtja që vrau dy fëmijë në Durrës, tragjedia që

Banorët e zonës e njohin si një person problematik dhe thonë se kjo nuk ishte hera e parë që ai qarkullonte me shpejtësi në rrugicat e lagjes, duke rrezikuar jetën e të tjerëve. Sipas tyre, shqetësimi kishte qenë i vazhdueshëm dhe ishte denoncuar më herët.

Heshtja që vrau dy fëmijë në Durrës, tragjedia që

Asnjë nuk ka ardhur në këtë zonë. Asnjë nuk na e hap telefonin. Edhe video i kemi çuar. Kur marrim policinë e zonës, ata thonë ‘merr një tjetër’. Ka qenë problematik. I kemi thënë gjithmonë ‘mos, mos’”, u shpreh një banor për mediat.

Një tjetër shtoi me dhimbje: “Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Ne rrimë natën pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi. Shteti duhet të kishte reaguar më herët.

Një tragjedi që mund të ishte shmangur

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është ndjesia se nuk kemi të bëjmë me një aksident të rastësishëm, por me një tragjedi të paralajmëruar. Zërat e banorëve, denoncimet, shqetësimet e përsëritura , të gjitha duket se kanë mbetur pa përgjigje.

Heshtja që vrau dy fëmijë në Durrës, tragjedia që
Makina e autorit të dyshuar

Por sot, për dy familje, është shumë vonë.

Dhe përtej hetimeve që do të zbardhin rrethanat dhe përgjegjësitë individuale, ngrihet  pyetja thelbësore, sa paralajmërime duhen që institucionet të reagojnë para se të jetë vonë?

Heshtja që vrau dy fëmijë në Durrës, tragjedia që

Sepse kur shteti hesht përballë rrezikut të përditshëm, pasojat nuk janë më thjesht statistika. Janë jetë të humbura. Dhe nga sot dy fëmijë nuk do të luajnë me top në trotuarin ku u tërhoqën zvarrë dhe dy nëna nuk do t'i presin të kthehen më në shtëpi.../Politiko.al

Të fundit